BE – Shqipëria e pasigurtë për të importuar mbetje

BE – Shqipëria e pasigurtë për të importuar mbetje

Komisioni Europian shprehet se Shqipëria nuk e ka infrastrukturën e nevojshme për monitorimin, kontrollin dhe raportimin e mbetjeve të importuara. Në përgjigje të kërkesës së medias abcnews.al për lejimin e importit të mbetjeve në vend, Komisioni Europian u përgjigj si më poshtë:

  • Shqipëria duhet të bëjë përafrimin me direktivën dhe rregulloret e BE-së, duke lejuar importin e mbetjeve, përmes rritjes së klasifikimit të mbetjeve në burim, riciklimit, mbylljes së derdhjeve të paligjshme, ndërtimit të instalimeve të mbetjeve.
  • Shqipëria duhet të zhvillojë infrastrukturën e nevojshme, si dhe të institucioneve dhe sistemeve për monitorimin, kontrollin dhe raportimin e lëvizjeve të mbetjeve.
  • Në këtë kontekst, është i domosdoshëm sigurimi i kapaciteteve administrative dhe teknike, së bashku me investime themelore. Zgjidhja e problemit të mbetjeve në Shqipëri është një çështje serioze dhe kërkon teknikën dhe financat e duhura, vullnetin politik, dhe ndërgjegjësimin e publikut.
  • Menaxhimi i mbetjeve mbetet një çështje serioze shqetësuese në Shqipëri. Ndarja e mbetjeve nuk ka filluar ende me përjashtime të pakta dhe normat e riciklimit janë shumë të ulëta. Industria e riciklimit është sapolindur dhe ka nevojë të importojë materialet e nevojshme të para nga jashtë vendit.

Këto deklarata konfirmohen dhe nga një korrespondencë e Delegacionit të BE-së në Tiranë me gazetën shqiptarja.com.

Nëpërmjet, zëdhënëses Dasara Zeneli, delegacioni është shprehur se Shqipëria duhet të përafrohet me direktivat e BE-së dhe duhen zhvilluar institucionet dhe sistemet e monitorimit, kontrollit dhe raportimit të lëvizjes së mbetjeve.

Zonja Zeneli pohon se ligji për lejimin e importit të mbetjeve i qeverisë Berisha është hartuar me ndihmën e BE-së.

Gjithashtu, ndihma financiare e BE-së, nga viti 2008 deri më sot, është rreth 2,6 milionë euro.

  • Që prej vitit 2008, BE-ja e ka mbështetur Agjencinë Kombëtare të Mjedisit me pajisje dhe ngritje kapacitetesh në fushat e cilësisë së ajrit dhe monitorimit të Direktivës kuadër për ujin. Mbështetja financiare arrin në 2.6 milionë euro.
  • Që prej vitit 2013, BE-ja e ka mbështetur Laboratorin Kombëtar Doganor me pajisje, zhvillim kapacitetesh dhe afrim të plotë me standardet e BE-së, si certifikimi ISO lidhur me menaxhimin cilësor të testeve dhe kalibrimit.

 

Lajme te ngjashme