Vazhdojnë të kapen mijëra kilogramë kanabis

Vazhdojnë të kapen mijëra kilogramë kanabis

Sot, policia greke kapi një ton kanabis sativa dhe arrestoi gjashtë shtetas shqiptarë dhe një shtetas grek. Sipas policisë greke droga kishte ardhur nga Shqipëria.

Gjatë javës së fundit, policia shqiptare, greke  dhe italiane kanë kapur 3.6 ton kanabis të nisur nga Shqipëria.

Më 19 tetor:

224 kilogramë kanabis u sekuestruan në fshatin Zhamë të Lushnjes.

Më 18 tetor:

Rreth 1,2 tonë (1200 kilogramë) kanabis u sekuestruan në një magazinë në fshatin Derven të Fushë Krujës.

50 kilogramë kanabis dhe 385 bimë u sekuestruan në fshatin Kir të Shkodrës.

132 kilogramë kanabis, të ardhur nga Shqipëria, u sekuestruan në Janinë nga policia greke.

Vetëm javën e kaluar, policia italiane kapi më shumë se një ton kanabis të nisur nga Shqipëria, në brigjet e Leçes.

Sipas njoftimit të Guardia di Finanza-s, gjatë vitit 2016, më shumë se 6 tonelata lëndë narkotike nga Shqipëria janë kapur në brigjet italiane.

Këto operacione vijnë vetëm pak ditë pasi kryeministri Rama dhe ministri Tahiri deklaruan se Policia e Shtetit ka shkatërruar 99,8 për qind të sipërfaqes së mbjellë me kanabis.

Lajme te ngjashme