Dështon seanca dëgjimore e gazetares Alida Tota

Dështon seanca dëgjimore e gazetares Alida Tota

Seanca dëgjimore në komisionin e Medias ku do të dëshmonte gazetarja Alida Tota nuk u zhvillua sot siç ishte planifikuar. Gazetarja Tota do të fliste për investigimet e saj për vrasjen e Ardit Gjoklajt në Landfillin e Sharrës.

Shkak për dështimin e seancës u bënë deputetët socialistë, të cilët munguan duke mos bërë të mundur plotësimin e kuorumit të nevojshëm.

Dy ditë më parë, komisioni i Medias e miratoi kërkesën vetëm me votat e deputetëve të PD-së, LSI-së dhe Mimoza Hafizit. Deputetët e Partisë Socialiste votuan të gjithë kundër.

Zonja Alida Tota u shkarkua nga detyra në televizionin A1 News menjëherë pas publikimit të investigimeve për vdekjen e të riut, në gusht të këtij viti. Ajo ka akuzuar kryebashkiakun Veliaj se ka ndërhyrë për shkarkimin e saj nga detyra.

Këto akuza, gazetarja i ka bërë në emisioni “Publicus”, që njësoj si investigimet e Alida Totës u censurua dhe nuk u lejua të transmetohej në televizionin Vizion Plus.

Lajme te ngjashme