Rama u flet serbëve kundër Berishës

Rama u flet serbëve kundër Berishës

Kryeministri Rama ka përkthyer dhe ka botuar në Serbi librin e tij Kurban. Është një zgjedhje e diskutueshme, jo vetëm sepse libri nuk ka ndonjë vlerë politike apo publicistike, por edhe sepse ai është i mbushur me cinizim deri në mllefe kundër shumë prej politikanëve aktualë shqiptarë, të cilët nuk ishin në vathën e Ramës kur ai e shkruajti librin.

Por edhe nëse mund të kishte ndonjë pikëpyetje për këtë gjë, Këshilltari i Kryeministrit Shkëlzen Maliqi nuk lë asnjë dyshim. Para dy ditësh ai i ka dhënë një intervistë B92-isht—një ndër mediat kryesore serbe—në të cilën ai është shprehur se Edi Rama e shkruajti librin “për të përballur vizionin e tij të modernizimit dhe transformimit demokratik të Tiranës dhe Shqipërisë me vizionin autokratik të Sali Berishës”.

Lajme te ngjashme