Raporti i policisë: kanabisi lulëzon, brenda një viti është pesëfishuar sipërfaqja e mbjellë

Raporti i policisë: kanabisi lulëzon, brenda një viti është pesëfishuar sipërfaqja e mbjellë

Drejtori i përgjithshëm i Policisë Haki Çako dhe drejtues të shërbimit të Policisë Financiare italiane kanë bërë sot sot publik një raport në lidhje me kultivimin e kanabisit në Shqipëri.

Zoti Çako ka bërë publike disa të dhëna të pjesshme në lidhje me kultivimin e kanabisit dhe përpjekjet e policisë, të cilat janë përmbledhur në vijim.

Gjendja e përgjithshme:

  • Plantacionet e kanabisit janë përhapur në të gjithë territorin e vendit, deri në zonat më të thella dhe më të izoluara.
  • Përgjithësisht, parcelat janë të shkëputura dhe të vogla, por ka raste të parcelave të grupuara.
  • Në Shqipëri tashmë kanë hyrë varietete me cikël të shkurtër rritjeje, i cili varion nga 45-50 ditë.
  • Varieteti më i përhapur është ai i njohur si vietnamez, i cili përbën rreth 70 për qind të të gjithë kanabisit të kultivuar në vend, me cikël rritjeje rreth 45 ditë dhe që mund të kultivohet 3-4 herë në vit.

Kanabisi i identifikuar:

  • Sipërfaqja e identifikuar nga Guardia di Finanza e mbjellë me kanabis gjatë këtij vitit është 213,7 hektarë ose pesë herë më shumë se vitin e shkuar kur u identifikuan vetëm 44,7 hektarë.
  • Në total, me të gjitha mjetet, policia ka identifikuar rreth 2 086 parcela në të gjithë vendin nga 1 300 të identifikuara vitin e shkuar.
  • Policia ka ndërhyrë në 2 082 parcela, ose në 99,8 përqind të totalit të parcelave të identifikuara.
  • Janë asgjësuar rreth 2,4 milionë bimë kanabis.
  • 463 mijë bimë, ose rreth 20 për qind të totalit, janë shkatërruar që në fazën e fidanëve.

Operacionet e policisë:

  • Në operacionet kundër kanabisit kanë marrë pjesë 3 mijë forca policore, 410 grupe ndërhyrjeje, rreth 329 mjete policore dhe dy helikopterë.
  • Janë zhvilluar 4 414 kontrolle në territor.
  • Janë zhvilluar 1 260 operacione policore.
  • Janë referuar në prokurori rreth 1 592 akuza penale.
  • Janë referuar në prokurori rreth 400 persona për kultivimin dhe tregtimin e kanabisit.
  • Janë arrestuar rreth 288 persona.

Lajme te ngjashme