Deputeti Ndocaj nën hapat e Kryeministrit Rama

Deputeti Ndocaj nën hapat e Kryeministrit Rama

Eduard Ndocaj, deputet i Partisë Socialiste ka krijuar një parti të re, Partinë e Emigracionit Shqiptar. Ai aktualisht ndodhet në Itali për të mbledhur vota për projektin e ri politik. Në faqen e tij në Facebook mësojmë se:

Më 6 nëntor në Pesaro është formuar një subjekt politik, themeluar nga 17 persona. Qëllimet e partisë së re janë t’i japin të drejtë vote emigrantëve shqiptarë, të promovojë integrimin shoqëror, ekonomik dhe politik të shqiptarëve në vendet jashtë dhe brenda vendit, të promovojë vlerat kombëtare të Shqipërisë në Europë, të lobojë në Gjermani për azilkërkuesit shqiptarë dhe sigurisht të marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme në 2017.

Deputeti Ndocaj ka zhvilluar një sërë takimesh me grupe shqiptarësh në Itali në vendet si Fermo më 2 nëntor, Montappone më 29 tetor, Macerata më 23 tetor, dhe Amatrice më 22 tetor.

Zoti Ndocaj, për promovimin e partisë së re do të hapë një ekspozitë “jo vetëm politikan por edhe artist”, me posterin e prezantues 100 piktura, 100 mesazhe, 100 ide dhe 100 ndjenja.

Me sa duket edhe deputeti Ndocaj ka vendosur të ndjekë shembullin e Kryeministrit, me të cilin ndan pasionin për pikturën, tejçimin e mesazhit politik nëpërmjet artit.

Lajme te ngjashme