Veliaj: Banesat pranë Bregut të Lumit do të shemben brenda javës

Veliaj: Banesat pranë Bregut të Lumit do të shemben brenda javës Kryetari i ri i Bashkise se Tiranes, Erion Veliaj, duke folur gjate ceremonise se prezantimit te 24 administratoreve te rinj te Bashkise se Tiranes.

Komuniteti rom dhe egjiptian i bregut të lumit do të zhvendosen nga banesat e tyre javën e ardhshme. Ky është vendimi i Kryebashkiakut Erion Veliaj, sipas tij, me qëllim shmangjen e përmbytjeve në atë zonë të Tiranës.

Zoti Veliaj tha se përmbytet vetëm zona, në të cilën prej kohësh Bashkia Tiranë kërkon të shembi ndërtesat. Ai tha se Bashkia ka vënë në dispozicion bonuse qeraje për banorët, të cilët përfundojnë të pastrehë. Gjithashtu, ai njoftoi se nga muaji janar do të ofrohen banesa sociale apo kredi të buta.

Banorët kanë protestuar kundër vendimit të Bashkisë disa herë. Ato nuk pranojnë kushtet e Bashkisë për të jetuar në banesa me qera apo strehuar në ambientet e ish-repartit Ushtarak pranë Malit me Gropa. Komuniteti Rom kërkon një zgjidhje të përheshme banimi ose t’i jepet një tokë ku të ndërtojnë ndërtesat e tyre dhe të pajisen me vërtetim pronësie për to.

Lajme te ngjashme