Sheshi Skënderbej: Ushqime dhe libra nën dhé, beton dhe pllaka guri mbi dhé

Sheshi Skënderbej: Ushqime dhe libra nën dhé, beton dhe pllaka guri mbi dhé

Kompania e ndërtimit Fusha shpk ka fituar kohët e fundit tenderin për të ndërtuar parkim nëntokësor në Sheshin Skenderbej.

Oferta fituese kishte vlerën rreth 224 milionë lekë, (rreth 1,64 milionë euro) ose 99 për qind e buxhetit maksimal prej rreth 225 milionë lekë (rreth 1,66 milionë euro).

parkim-2
Imazhi nga 51N4E

Parkim nëntokësor nga hiçi

Më 8 gusht 2016, Kryeministri Edi Rama njoftoi, pa pritur, në Facebook se rikualifikimi urban i Sheshit Skenderbej do të përfshinte edhe një parkim nëntokësor:

“Së shpejti ndërtimi i parkimit nëntokësor në Sheshin Skenderbej”.

Këtë mesazh të shkurtër Kryeminsitri e shoqëroi me një sërë imazhesh rednera kompjuteri pa dhënë asnjë informacion se kush dhe si i kishte prodhuar ato.

Kjo shtojcë e re në projektin e rindërtimit shumë të kushtueshëm të Sheshit Skënderbej u njoftua nga Zoti Rama saktësisht në periudhën ndërmjet mbylljes së fazës së parë të tenderit të Sheshit Skenderbej më 29 korrik, dhe njoftimit të fituesit më 15 gusht. Edhe ky tender u fitua nga kompania Fusha shpk.

As në planin origjinal të zbatuar pjesërisht gjatë mandatit të Ramës si kryebashkiak, as në specifikimet teknike të fazës së parë të rikualifikimit të Sheshit Skenderbej nuk përmendet parkimi; punimet nëntokësore të përfshira në projekt janë vetëm tubat e shatërvanëve.

Raporti teknik që shoqëron tenderin, i projektuar nga firma belge e arkitekturës 51N4E, jep më shumë informacion rreth natyrës “shumëfunksionale” të dy kateve të parkimit.

Sipas kërkesës fillestare të Bashkisë, ne e menduam këtë parkim si një hapësirë multifunksionale, me funksion hybrid, si sheshi sipër tij. Pra, kjo hapësirë në qendër të Tiranës nuk do të shërbejë vetëm si një hapësirë parkimi për makina, por mundësisht edhe për organizimin e aktiviteteve të ndryshme të organizuara nga Bashkia Tiranë.

Aktivitete të tilla mund të jenë: tregu i fruta-perimeve ditën e dielë, panaire të ndryshme të cilat mund të organizohen gjatë gjithë vitit si Panairi i Librit, Panairi i makinave, Panairi i Ndërtimit, Panairi i Kulinarisë,Panairi i Artit Artizanal etj.

Sipas raportit, çdo të dielë, gjysma e njërit prej niveleve të parkimit do të rezervohet për një treg fruta-perimesh të fermerëve.

Përveç “kërkesës” nga Bashkia Tianë, autorët nuk japin asnjë arsye se pse arti artizanal ose panairet e librit do të duhen të organizohen në parkimin nëntokësor të Sheshit Skenderbej, kur sheshi sipër tij—ashtu si edhe shumë vende të mbyllura në Tiranë—ofron një mjedis shumë më të përshtatshëm dhe me më shumë lehtësira.

parkim-3
Parkimi nëntokësor publik në Sheshin Skenderbej—Imazh nga 51N4E

Fusha shpk—e preferuara e qeverisë

Njësoj si tenderat fitimprurës për fazën e parë të rikualifikimit urban të Sheshit Skënderbej dhe Shëtitores së Himarës, Fusha fitoi edhe tenderin e parkimit, si i parazgjedhur. Dy kompanitë e tjera, Alko-Impex General Construction dhe Hastoçi shpk, u skualifikuan.

Sikurse e bëjnë të qartë të dhënat e grumbulluara nga Open Spending Albania, të ardhurat e kompanisë Fusha nga qeveria janë dyfishuar që nga ardhja në pushtet e Zotit Rama.

Me tenderat e përfituar për fazën e parë të projektit për rikualifikimin e Sheshit Skenderbej dhe për parkimin nëntokësor, të ardhurat e kompanisë për vitin 2016 i afrohen atyre të vitit 2015.

screen-shot-2016-11-14-at-20-20-12
Burimi: Open Data Albania

Duhet vënë në dukje se kompania Fusha është kompani e besuar nga Kryeminsitri Rama, e cila ndër të tjera ka kryer “falas” një pjesë të madhe të punimeve të godinës së Kryeminsitrisë.

Lajme te ngjashme