Eurodeputeti Kukan: Zbatimi i reformës në drejtësi kusht i rëndësishëm për hapjen e negociatave

Eurodeputeti Kukan: Zbatimi i reformës në drejtësi kusht i rëndësishëm për hapjen e negociatave Burimi - europeanwesternbalkans.com

Eurodeputeti për zgjerimin e BE-së Eduard Kukan ka biseduar me gazetarin Redjon Shtylla, për median “Koha Jonë”.

Zoti Kukan theksoi rëndësinë e miratimit të ligjit të vetigut dhe nisjen e zbatimit të reformës në drejtësi si kushtin kryesor për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Deklaratat kryesore të Zotit Kukan janë:

  • Reforma në drejtësi [… ] mbetet pika e rëndësishme e referencës për fillimin e hapjeve të negociatave;
  • Ka ende punë për të bërë sidomos kur flasim për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar;
  • Unë mendoj se ka ende punë për të bërë para datës për hapjen e negociatave. Në këtë drejtim është më mirë që të jeni të përgatitur plotësisht dhe për të menaxhuar pritjet;
  • Shpresoj që si Shqipëria dhe Greqia të tregojnë vullnetin e mirë dhe frymën Europiane në mënyrë që të dalin me një zgjidhje;
  • Shqipëria duhet të bëjë progres në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por edhe në fushën e sundimit të ligjit;
  • Zgjedhjet e ardhshme do të jenë testi i vërtetë për partitë politike për të treguar se ata janë seriozë në lidhje me pastrimin e radhëve të tyre nga njerëzit me të kaluar kriminale.

Lajme te ngjashme