Ministrja Gjosha: Qeveria nuk ka një datë për hapjen e negociatave

Ministrja Gjosha: Qeveria nuk ka një datë për hapjen e negociatave

Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, sot gjatë konferencës për shtyp, la të kuptohej se në dhjetor nuk do të ketë çelje të negociatave dhe se qeveria nuk ka një datë të saktë se kur mund të hapen ato. Për të zbehur rëndësinë e këtij fakti, ajo u shpreh se

Shqiptarët duhet ta dinë, data nuk është aq e rëndësishme sa ç’është procesi.

Zonja Gjosha shpërfilli krejtësisht çdo pritshmëri europiane për luftimin e krimit, korrupsionit dhe zgjedhjet e lira, duke theksuar se ka vetëm një kusht për hapjen e negociatave, kushti i vetingut.

Integrimi në BE varet nga zhbllokimi i vettingut. Kur të zbatohet vettingu do vendoset data për negociatat.

Njësoj si Kryeministri Rama, edhe Ministrja Gjosha zgjodhi të zbehë qëndrimin kundër të shumicës parlamentare gjermane CDU/CSU duke u shprehur se:

As nuk duhet të mërzitemi dhe as të gëzohemi me deklaratat e deputetëve të ndryshem të grupeve parlamentare. Në dhjetor do të njihemi me vendimin final të vendeve anëtare.

Lajme te ngjashme