Vazhdon lufta Llalla-Ganaj, prokuroria ankimon në Apel vendimet e gjykatës

Vazhdon lufta Llalla-Ganaj, prokuroria ankimon në Apel vendimet e gjykatës Kryetari i ILDKPKI Shkëlqim Ganaj dhe Kryeprokurori Adriatik Llalla

Prokuroria e Tiranës ka ankimuar dje në Gjykatën e Apelit shtatë vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë që nuk lejojnë sekuestrimin e materialeve të ILDKPKI-së të lidhur me hetimet për deklaratat e pasurisë të zyrtarë të lartë të akuzuar për konflikt interesi.

Gjykata e Tiranës e rrëzoi kërkesën e prokurorisë për sekuestrimin e dosjeve të ILDKPKI-së pak javë më parë.

Në 7 nëntor, prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme sekuestruan të gjitha dosjet që përmbanin deklarimet e pasurisë së zyrtarëve të lartë, për periudhën gjatë të cilës Shkëlqim Ganaj u emëruar kryetar i ILDKPKI.

ILDKPKI pas këtij vendimi e paditi prokurorinë në Gjykatë.

Prokuroria akuzoi për shpërdorim detyre kryeun e ILDKPKI, sepse gjatë drejtimit të institucionit për tre vite, nuk ka hetuar asnjë zyrtarë të lartë – pavarësisht akuzave të shumta publike kundër deputetëve Rakip Suli, Valentina Leskaj dhe ish deputetit Koço Kokëdhima.

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe reagoi në një intervistë për vendimin e prokurorisë. Ai u shpreh se se Prokuroria po i bën presion ILDKPKI, për të penguar zbatimin e reformës në drejtësë. Deputeti Braçe e cilësoi sekuestrimin e dosjeve si një atentat i drejtësisë për të marrë nën kontroll deklaratat e pasurisë, tani që vettingu i prokurorëve dhe gjyqtarëve pritet të bëhet.

Reforma e drejtësisë në prapaskenë

Një reformë e gjerë në sistemin gjyqësor shqiptar është element kyç për hapjen e negociatave me BE-në, dhe zbatimin e saj, Komisioni Evropian e quajti kusht të domosdoshëm për hapjen e negociatave.

Pavarësisht miratimit në unanimitet të ndryshimeve kushtetuese më 22 korrik, miratimi i kuadrit ligjor të nevojshëm për zbatimin e reformës në drejtësi ka qenë i ngadaltë.

Projekt ligji “për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, i njohur ndryshe si ligji i vetingut është më i debatuari. Ai është ligji i parë nga 48 projekt ligjet të cilat duhet të miratohen nga Kuvendi në mënyrë që të fillojë zbatimi i reformës.

Opozita ka ngritur shqetësime për rolin e institucioneve që janë pjesë e procesit të vettingut të kontrolluara nga qeveria, si ILDKPKI dhe Ministria e Punëve të Brendshme. PD kërkoi që vettingu të drejtohej nga dy institucione të reja të parashikuara nga kushtetuta e re, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Apelimit.

Partia Socialiste nuk pranoi amendamentet e opozitës dhe ky ligj kaloi vetëm me votat e mazhorancës më 30 gusht. Më pas, PD e ankimoi ligjin në Gjykatën Kushtetuese, e cila më pas e dërgoi ligjin për mendim në Komisionin e Venecias. 

Bota e vogël e keqmenaxhimit

Konflikti ndërmjet Prokurorit Llalla dhe kryetarit të ILDKPKI Shkëlqim Ganaj paraqet një mikrokozmos të një ngatërrese shpesh të korruptuar ndërmjet degëve të ndryshme të qeverisë që parashikohen të rregullohen nga reforma në drejtësi.

Shkëlqim Ganaj e ka filluar karrierën e tij si prokuror në Elbasan dhe më pas në Tiranë.

Në 2004 Ganaj e vazhdoi karrierën e tij në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.

Në 2013, Presidenti Bujar Nishani propozoi dy kandidatura për pozicionin e Krye Inspektorit të ILDKPKI-së Shkëlqim Ganaj dhe Zana Xhuka. Më 21 janar, partia në pushtet PD propozoi vetëm Zana Xhuka, e cila më pas u emëruar Kryeinspektore. Pas zgjedhjve të 2013-ës, 34 punonjës të ILDKP bënë padi penale kundër Xhukës për shpërdorim detyre. Si kundërpërgjigje Xhuka paditi Ganaj për sulm fizik dhe verbal.

Në janar 2014, komisioni parlamentar i ngritur në nëntor 2013 vendosi se emërimi i Xhukës në 2013-ën ishte i paligjshëm, sepse ajo nuk përmbushte kushtet e kërkuara. Komisioni gjeti disa raste të shpërdorimit të detyrës dhe dështim në ushtrimin e detyrës. Maxhoranca, votoi për shkarkimin e saj dhe zgjedhjen e një kandidati tjetër në 2013-ën, Zotin Ganaj.

Tani, mesa duket pas konfliktit me Xhukën, Ganaj do të përballet me një kundërshtar tjetër, Kryeprokurori Adriatik Llalla.

Në 2008 Adriatik Llalla u zgjodh Inspektor i përgjithshëm i ILDKP, pozicion të cilin ai e mbajti për pesë vjet me radhë deri në dhjetor të 2012-ës, kur ai u emërua Prokuror i Përgjithshëm nga Qeveria Berisha.

Zoti Llalla menjëherë pasi mori detyrën, rimori në punë gjashtë prokurorë të pushuar më parë nga puna nga Ish- Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama.

Duket qartazi se të dy si Llalla, si Ganaj janë përfshirë në lëvizje politike të dyshimta. Ganaj u emërua nga Partia Socialiste për të zëvendësuar Zana Xhukën, ndërsa PD propozoi Llalla për të zëvendësuar Ina Ramën. Në të dyja rastet, emërimet e tyre u mbështetën vetëm nga maxhoranca në pushtet, pavarësisht faktit se të dy nuk duhet të jenë të përfshirë në politikë.

 

Lajme te ngjashme