Hipokrizia e Kryeministrit: ka qenë në bisedime me Krichbaumin deri pak orë para vizitës së tij në Tiranë

Hipokrizia e Kryeministrit: ka qenë në bisedime me Krichbaumin deri pak orë para vizitës së tij në Tiranë

Në një intervistë për Deutsche Welle, Kryeministri Rama u shpreh, dje, se Bundestagu gjerman nuk ka të lidhje me vendimin e dhjetorit për hapjen e negociatave me Shqipërinë pasi ky vendim i takon vetëm Kancelares Merkel.

Pohimi i Kryeministrit është i gënjeshtërt pasi, sikurse kemi shpjeguar më parë, sipas kushtetutës dhe ligjeve gjermane Bundestagu duhet të marrë pjesë dhe të dëgjohet për vendim-marrjen në lidhje me çështje të BE-së.

Kryeministri Rama është i vetëdijshëm për këtë gjë, pasi qeveria e tij, përmes Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, ka qenë në kontakt dhe bisedime të vazhdueshme me deputetët e Komitetit për Çështjet e BE-së të Bundestagut, Kryetarin Gunther Krichbaum dhe shumicën parlamentare gjermane, CDU/CSU.

Shqetësimet e parlamentarëve gjermanë për krimin, drogën dhe korrupsionin në Shqipëri kanë qenë të njohura për qeverinë shqiptare para vizitës së Krichbaum në Tiranë, pasi Bushati ka vizituar disa herë Bundestagun—dy herë vetëm brenda gjashtë muajve të fundit—dhe në të gjitha rastet ai ka zhvilluar seanca dëgjimore pyetje-përgjigje me deputetët e Komitetit të Çështjeve të BE-së dhe të shumicës CDU/CSU.

Në të gjitha këto takime janë diskutuar të njejtat probleme që deputeti Krichbaum, në emër të shumicës parlamentare gjermane, i bëri të ditur Kryeministrit në Tiranë.

Dëgjesa më e fundit e Bushatit me Krichbaumin dhe Komitetin e Çështjeve të BE-së ka qenë më 23 nëntor, vetëm një ditë para vizitës së Krichbaumit në Tiranë. Pas këtij takimi, Bushati ka shprehur në Twitter falenderimet e tij për Krichbaumin dhe parlamentarët e komitetit.

Bushati e ka vizituar Bundestagun edhe shtatë muaj më parë, në prill, kur ka qenë, gjithashtu, i thirur nga Gunther Krichbaum për dëgjesë në Komitetin e Çështjeve të BE-së.

Ai është takuar me Gunther Krichbaumin edhe në prill të vitit 2014. Gjatë kësaj vizite, Bushati është takuar edhe me deputetët e shumicës parlamentare CDU/CSU.

 

Lajme te ngjashme