Kandidati i PS Ilia Stefo zgjidhet kryebashkiaku i Kolonjës

Kandidati i PS Ilia Stefo zgjidhet kryebashkiaku i Kolonjës Ilia Stefo duke votuar - Foto © Facebook

Ilia Stefo, kandidati i koalicionit qeveritar Aleanca për Shqipërinë Evropiane, do të jetë kryebashkiaku i Kolonjës. Në zgjedhjet e zhvilluara dje, Ilia Stefo mori 62,9 për qind të votave, ndërsa kandidati Dritan Harjo nga Partia Agrare Ambientaliste (PAA) mori rreth 37,1 për qind.

Rezultati u bë publik sot nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Kryeministri Edi Rama përshëndeti fitoren e kandidatit socialist me anë të një postimi në Facebook.

Partia Agrare Ambientaliste akuzoi PS-në për blerje votash. Përfaqësues të të dy partive patën konflikte me njëri tjetrin.

Zgjedhjet e parakohshme u zhvilluan pasi Arben Malo, ish-kryebashkiaku i Kolonjës u nda nga jeta.

Lajme te ngjashme