Merkel e dërgoi Krichbaumin për t’i dhënë lajmin e keq Edi Ramës

Merkel e dërgoi Krichbaumin për t’i dhënë lajmin e keq Edi Ramës

Kryetari i Komisionit të Çështjeve Evropiane i Bundestagut Gunther Krichbaum bëri publike dy ditë më parë qëndrimin e shumicës parlamentare gjermane se Shqipëria nuk ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave.

Në emër të kësaj shumice, ai shpalli shtatë pritshmëri që Shqipëria duhet të plotësojë përpara se të hapen negociatat.

Por në vend që të reflektonte për këto qëndrime, Kryeministri Rama vendosi që ta zbehë rëndësinë e mesazhit duke sulmuar Krischbaum dhe duke u munduar ta portretizojë qëndrimin e tij si qëndrim personal.

Për këtë qëllim ai vuri menjëherë në lëvizje, në mënyrë të koordinuar, të gjitha mediat dhe komentatorët politikë që kontrollon, të cilët përhapën në publik tezat e nismës personale të Kirschbaum dhe përdorimit të tij nga Partia Demokratike.

Vetë Kryeministri e quajti Krichbaum “deputet skutash”. Të tjerë e quajtën mik të Lulzim Bashës. Një gazetë e afërt me qeverinë arriti deri në aluzionin se Krichbaum mund ta kishte bërë këtë deklaratë i motivuar nga një lidhje e ngushtë me një drejtuese të Partisë Demokratike.

Por ndryshe nga mediat shqiptare duket se mendojnë mediat britanike. Ato besojnë se Krichbaum është një ndër njerëzit më të afërt të Merkelit, të cilin ajo e përdor sa herë që nuk do të duket vetë e ashpër.

një artikull të para pak javëve, Daily Mail e sulmonte Krichbaumin me termin “qen sulmi” të Merkelit, me anë të të cilit Merkel po i bën trysni Britanisë pa dalë vetë në skenë.

Ditën e hënë Kancelarja Merkel do të takohet me Edi Ramën. Nëse përshkrimi që i bëjnë mediat britanike Krischbaumit është i vërtetë, atëhere mund të mendohet se Merkel e dërgoi atë në Tiranë për t’i dhënë lajmin e keq Kryeministrit Rama dhe pastaj për t’u justifikuar gjatë takimit me të se nuk ka çfarë të bëjë ngaqë është nën presionin e grupit të saj parlamentar.

Lajme te ngjashme