PD padit ministrin Ilir Beqaj

PD padit ministrin Ilir Beqaj

Partia Demokratike paditi sot Ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj për shpërdorim detyre për koncesionin e kontrollit shëndetësor falas të popullsisë për moshën 40 – 65 vjeç, të njohur si Check Up Falas.

Deputetja Albana Vokshi pas dorëzimit të padisë në Prokurorinë e Përgjithshme u shpreh se:

“Ne e gjykojmë që i është bërë dëm buxhetit të shtetit, mbi 16 milionë Euro, pa përmendur këtu nisjen e implemetimit, ku në gjykimin tonë, vetëm në një 9 mujor, të vitit 2015, shifra të cilat ne i kemi bërë publike vetëm para disa ditësh, është një abuzim prej 1.5 milionë euro.”

Gjithashtu Zonja Vokshi u shpreh se Partia Demokratike, është e vendosur të mbrojë interesin e publikut, të mbrojë financat publike.

Partia Demokratike ka akuzuar vazhdimisht Kryeministri Rama dhe Ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj për korrupsion me fondet e shëndetësisë dhe mungesë transparence.

Lajme te ngjashme