Propaganda nuk arrin të ndalojë përmbytjen në Tiranë

Propaganda nuk arrin të ndalojë përmbytjen në Tiranë Burimi - Facebook

Reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur pothuaj gjithë Tiranën. Lumi Lana ka dalë jashtë shtratit, duke përmbytur të gjithë unazën. Dhjetra biznese janë përmbytur.

Zona e Selitës, Don Boskos, Komunës së Parisit, Kombinatit, tregut të madh janë përmbytur tërësisht.

Zona e Bregut të Lumit, gjithashtu, ndodhet e tëra nën ujë.

Autostrada Tiranë-Durrës është e pakalueshme dhe dhjetra automjete janë përmbytur. Po ashtu, kthesa për në Rinas dhe segmenti Kashar-Vorë janë përmbytur dhe uji rrezikon të futet dhe në banesat pranë rrugës. Pranë Rinasit, dhjetra automjete janë përmbytur, duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

Deri më tani, katër shkolla në Tiranë dhe dy në Yrshek e Katund të Ri janë përmbytur. Nxënësit ende nuk janë hequr nga shkollat.

Zona përqark qendrës tregtare City Park dhe kati i parë i qendrës po ashtu janë përmbytur.

permbytje-4
Burimi – Facebook
Burimi - Facebook
Burimi – Facebook
Burimi - Facebook
Burimi – Facebook

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka lajmëruar se TEC-i në Kombinat dhe dy linja ushqyese me energji në Selitë janë përmbytur. Zona e Kombinatit, Yzberishtit, Kodra e Diellit, Selita, Porcelani kanë mbetur pa energji elektrike. OSHEE ka ndërprerë furnizimin dhe do të presë rënien e nivelit të ujit për ta rikthyer atë.

Kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi dje se 1 800 punonjës të bashkisë do të jenë në gatishmëri, në terren për të pastruar kanalizimet.

Por punonjësit e bashkisë, siç duken dhe në foto, nuk janë të pajisur me mjetet e nevojshme për të përballuar përmbytjet.

shiu-2
Burimi – Facebook

Është ironike që, ndërsa pajisjet që përdor bashkia Tiranë për koncertet e saj janë fjala e fundit e teknologjisë, teknologjia që ajo ka për shërbimet publike që ofron është e prapambetur. Kjo gjendje ngre pikëpyetje serioze mbi prioritetin e investimeve të Bashkisë që duket se investon më shumë për koncerte, shfaqje apo projekte betonizimi që nuk lehtësojnë jetesen e qytetarëve se sa për pajisje që punonjësit e bashkisë  dhe mirëmbajtjen e kanalizimeve.

Gjatë një viti qeveria ka shpenzuar miliona euro për rindërtimin e qendrës së Tiranës, betonizimin e Parkut të Liqenit dhe rikonstruksion i fasadave të ministrive, por nuk ka investuar për të zgjidhur problemet e vërteta e të përsëritura të Tiranës.

Lajme te ngjashme