Bundestagu gjerman bllokon hapjen e negociatave me Shqipërinë

Bundestagu gjerman bllokon hapjen e negociatave me Shqipërinë

Duket se shumica parlamentare gjermane, CDU/CSU, do të ndalojë hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në pavarsisht rekomandimit të Komisionit Evropian.

Sipas raportimit të disa mediave vendase, qëndrimi i shumicës parlamentare të Budestagut është se Shqipëria nuk ka plotësuar kushtet kyçe për hapjen e negociatave.

Veçanërisht ajo:

  • Nuk ka bërë përparime për zbatimin e reformës në drejtësi;
  • Nuk ka bërë përparime në luftën kundër korrupsionit, krimit dhe drogës;
  • Nuk ka bërë përparime në reformën zgjedhore;
  • Nuk ka bërë përparime në procesin e dekriminalizimit.

Përfaqësuesi i CDU/SPU, Gunther Krichbaum, Kryetar i Komisionit të Bundestagut për Çështjet e BE-së, është sot në Shqipëri për t’i shpjeguar qeverisë dhe Kuvendit qëndrimin e shumicës parlamentare në Bundestag, i cili është institucioni vendim-marrës për hapjen ose jo të negociatave.

Ai ka planifikuar të mbajë një konferencë shtypi sot mbasdite për të bërë publik këtë qëndrim.

Lajme te ngjashme