Kancelarja Merkel rikonfirmon kushtet e Bundestagut për hapjen e negociatave

Kancelarja Merkel rikonfirmon kushtet e Bundestagut për hapjen e negociatave Kryeministri Edi Rama dhe Kancelarja Angela Merkel në konferencë për shtyp, 28 nëntor, 2016

Kancelarja Merkel dhe Kryeministri Edi Rama kanë bërë disa komente para mediave, para takimit mes tyre në zyrën e Kancelares, praktikë kjo e pazakontë.

Në komentet e saj, Kancelarja Merkel ka folur për pesë prioritete: luftës kundër krimit, luftën kundër korrupsionit, për reformën zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it dhe reformën në drejtësi, me qëllim që Shqipëria të integrohet në BE.

Edhe pse ajo nuk i ka përmendur me emër shtatë kushtet e Bundestagut të njoftuara nga Kryetari i Komitetit të Bundestagut për Çështjet e BE-së Gunther Krichbaum para pak ditësh në Tiranë, praktikisht ajo i ka konfirmuar ato pikë për pikë.

Një burim pranë zyrës së deputetit Krichbaum konfirmoi për exit.al se në takim Kancelarja Merkel do të ngrejë problemin e drogës dhe të dekriminalizimit të politikës, duke i bërë ato kusht për çeljen e negociatave.

Në komentet e tij, Kryeministri Rama foli në terma të përgjithshme për aspiratat evropiane të Shqipërisë dhe përpjekjet e saj në këtë drejtim.

Edhe pse Kancelarja foli për krimin, korrupsionin dhe zgjedhjet e lira, Kryeministri Rama, zgjodhi të flasë vetëm për reformën në drejtësi dhe ligjin e vetingut.

Lajme te ngjashme