Turqi: Arrestohen gazetarët e BBC -së dhe Zërit të Amerikës në Kurdistan

Turqi: Arrestohen gazetarët e BBC -së dhe Zërit të Amerikës në Kurdistan Presidenti i Turqisë Taip Rexhep Erdogan. Photograph: Murat Cetinmuhurdar/AP

Autoritetet turke arrestuan sot një gazetar të BBC në gjuhën turke dhe një tjetër të Zërit të Amerikës në Kurdistan (VOA Kurdistan), në jug-lindje të vendit.

BBC Turke njoftoi se të dy gazetarët po investigonin për shembjen e një miniere bakri më 17 nëntor, në rajonin e Siirt në zonën kurde.

Në këtë minierë humbën jetën 10 minatorë dhe gjashtë të tjerë u deklaruan të humbur.

Arsyet e arrestimit janë ende të panjohura.

Lajme te ngjashme