Projektbuxheti 2017, Rama: Po mbushim ende gropat që la Berisha

Projektbuxheti 2017, Rama: Po mbushim ende gropat që la Berisha

Kuvendi nisi sot diskutimin në parim për projekt buxhetin dhe paketën fiskale të viti 2017.

Kryeministri Rama në fjalën e tij, përmendi arritje e deritanishme të qeverisë, akuzoi ish-Kryeministrin Berisha për borxhet që i la buxhetit të shtetit kur u largua, por foli shumë pak për atë çfarë do të përmbajë realisht buxheti i vitit 2017.

Disa nga deklaratat kryesore të Zotit Rama ishin:

  • Projektbuxheti që sot do të votojmë në parim finalizon një përpjekje të vazhdueshme të këtij mandati qeverisës për të futur shtetin në shinat nga kishte dalë që kur ne morëm detyrën.
  • Projektbuxheti 2017 është parashikuar për të financuar reformat. Reformat hapën rrugën drejt suksesit për në BE.
  • Na është dashur të shlyjmë një mal prej 720 milionë dollarësh borxhe të fshehura që i gjetëm mbi tavolinë sapo morëm detyrën.
  • Si të mos mjaftonte dhe mali tjetër prej 1,1 miliard dollarë të akumuluar nga OSHEE në 6 vjet, nga 2007 në 2013, na u desh të përballemi me një krizë të vërtetë financimi me kantierët e hapura të rrugëve.
  • Rrugët e nisura në të katër anët dhe të lëna rrugëve bashkë me litarin jashtë të një borxhi të keq që çoi në prag të kolapsit financiar në 2013.
  • Qeveria e vjetër e asaj këngës “Rrugë, rrugë, rrugë”, kishte para vetëm për një të tretën e shumës së tenderuar. Ndërsa 2/3 ja la në kurriz kompanive dhe qeverisë sonë.
  • Po gropën që na u shfaq pasi u fashit tymi i propagandës së shfrenuar “rrugë, rrugë, rrugë” për kontratat e tyre të papërgjegjshme, e dini sa e thellë ishte? 1,6 miliard dollarë të palikujduar. Atë gropë kemi tre vjet që e mbushim.
  • Tre buxhetet tona shpëtuan vendin nga gremina.
  • Taksa e sheshtë i vinte lakun në fyt qytetarëve të thjeshtë. Qeveria e vjetër kërkon të verë lakun qytetarëve. Kemi ulur taksat në mënyrë drastike. Kemi rritur taksat për të pasurit, ndërsa 97 për qind paguajnë më pak taksa.

Lajme te ngjashme