Ambasadori i OSBE-së: Institucionet që luftojnë korrupsionin janë nën presionin politik

Ambasadori i OSBE-së: Institucionet që luftojnë korrupsionin janë nën presionin politik

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Bernd Borchardt e cilësoi korrupsionin një plagë  të kudogjendur të shoqërisë shqiptare.

Duke folur në një forum organizuar për Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit Zoti Borchardt, ndër të tjera, tha:

  • Qeveria e Shqipërisë ka bërë përpjekje për të adresuar çështjet e korrupsionit, por duhet bërë më shumë – korrupsioni mbetet problem serioz për vendin.
  • Pavarësia dhe efikasiteti i institucioneve që presupozohet të luftojnë korrupsionin vazhdojnë të kufizohen nga presioni politik dhe kapacitetet e dobëta administrative.
  • Korrupsioni në Shqipëri është një problem i ndërlikuar dhe shumëdimensional.
  • Një mjedis i korruptuar rrit kostot e të bërit biznes, shkurajon investitorët e huaj, deformon tregjet e përparësitë në investime dhe dëmton besimin tek administrata publike.
  • Shpeshherë pagat e ulëta, pranimi i ryshfetit nga shoqëria dhe rrjetet e ngushta sociale e bëjnë luftën kundër korrupsionit një detyrë të vështirë.
  • Duhet t’i kushtojmë më shumë përpjekje garantimit të  integritetit të zyrtarëve të zgjedhur dhe ndërtimit të një administrate publike të besueshme, funksionale dhe transparente. Masat e ndryshme kundër korrupsionit duhet të kombinohen me incentiva të përshtatshme ekonomike për zyrtarët publikë.
  • Korrupsioni nuk është thjesht një çështje financiare. Ai mund të çojë në mungesë të ndjeshme të stabilitetit shoqëror dhe në konflikte. Prandaj, ekziston një lidhje e qartë midis zhdukjes të korrupsionit dhe garantimit të sigurisë, shtetit të së drejtës dhe stabilitetit afatgjatë.

Lajme te ngjashme