Maqedoni, udhëheq partia e Gruevskit, partitë shqiptare humbasin mandate

Maqedoni, udhëheq partia e Gruevskit, partitë shqiptare humbasin mandate

Në Maqedoni, partia VMRO e  Nikola Gruevskit kryeson deri më tani me 38,96 për qind të votave nga 98 për qind e kutive numëruar në total. Deri më tani VRMO ka siguruar 51 vende në parlament nga 120 në total.

Në vend të dytë renditet partia LSDM e Zoran Zaev me 36,65 për qind, 49 vende në parlament.

Ndëkohë partitë shqiptare kanë marrë në total 20 vende në parlament,  respektivisht 10 deputetetë BDI, 5 deputetë Lëvizja Besa, 3 deputetë Aleanca për Shqiptarët dhe PDSH 2 deputetë. Në krahasim me zgjedhjet e kaluara partitë shqiptare kanë humbur 7 deputetë.

Të dy liderët e partive VRMO e LSDM kanë shpallur fitoret e kampeve të tyre.

Nikola Gruevski, në një konferencë për shtyp, i quajti zgjedhjet “demokratike, ku qytetarët votuan dhe thanë mendimin e tyre.

I falenderoj posacërisht votuesit e VMRO-së sepse nga rezultatet e deritanishem udhëheq bindshëm ndaj LSDM-së. Kjo është fitorja e dhjetë me radhë dhe për të dhjetën herë me radhë u dënua LSDM.

Duke folup për votën e qytetarëve shqiptar, Nikola Gruevski deklaroi:

Në këto zgjedhje LSDM pati mbështetje të fuqishme nga elektorati shqiptar, por në ditët në vijim do t’i analizojmë këto numra.

Lajme te ngjashme