Sulmet në Turqi, arrestohen 37 anëtarë të opozitës

Sulmet në Turqi, arrestohen 37 anëtarë të opozitës

Policia turke ka arrestuar, dy ditët e fundit, të paktën 37 anëtarë të Partisë opozitare Demokratike Popullore (HDP), të cilët akuzohen për sulmin me bomba të 10 dhjetorit.

Njëzet persona u arrestuan në Stamboll, mes tyre dhe drejtuesit lokalë të HDP-së, ndërsa 17 të tjerë në Ankara.

Për sulmin e së shtunës në mbrëmje ku mbetëm të vrarë 29 persona dhe u plagosën 166 të tjerë, asnjë oranizatë terroriste nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Ministri i Punëve të Brendshme Suleyman Soylu e quajti sulmin një “komplot mizor”.

Qeveria dhe policia turke kanë akuzuar si autorë të sulmit partinë opozitare HDP në bashkëpunim me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Kjo e fundit cilësohet nga qeveria turke si organizatë terroriste.

Lajme te ngjashme