Kompania e Check up-it furnizonte Qeverinë Rama edhe me mjete kancelarie

Kompania e Check up-it furnizonte Qeverinë Rama edhe me mjete kancelarie Vilma Nushi (me shall lejla) dhe kryeministri Edi Rama në zyrat e Marketing & Distribution shpk, 3 dhjetor 2014 Burimi: ATA

Kompania Marketing & Distribution shpk është një nga kompanitë që ka përfituar më shumë nga koncesionet e dhëna nga Ministria e Shëndetësisë.

Kompania është një nga dy kompanitë që kanë fituar koncesionin 10 vjeçar të kontrollit falas të popullsisë, me vlerë prej 5,4 milionë eurosh, dhënë më 27 tetor 2014.

Por, përpara se të përfshihej në shërbimin shëndetësor, kompania Marketing & Distribution shpk ka furnizuar institucionet publike në vitet 2014-2015 me mjete kancelarie (letra, dosje, kapëse letrash, bojë printerash etj).

Po të vëzhgojmë pagesat e qeverisë pas zgjedhjeve të 2013-ës, vihet re një rritje e tyre në gjashtë mujorin e dytë të vitit 2014.

Ajo që vihet re nga grafiku i mëposhtëm është se përpara vitit 2014, Marketing & Distribution shpk nuk ishte një furnizuese në sasi të mëdha e mjeteve të kancelarisë.

screen-shot-2016-12-14-at-12-23-03

Përpara muajit korrik 2015 dhe pas muajit shtator 2015, kompania Marketing & Distribution shpk nuk ka qenë furnizuesja e qeverisë për mjetet e zyrës.

screen-shot-2016-12-14-at-12-23-13

Kompania Marketing & Distribution shpk furnizoi me mjete kancelarie Policinë e Shtetit; Këshillin e Ministrave; Ministrinë e Punëve të Brendshme; Ministrinë e Industrisë dhe Energjitikës; Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës; Ministrinë e Shëndetësisë; Ministrinë e Drejtësisë; Ministrinë e Ekonomisë; Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve; Shërbimin Sekret; INSTAT; Qendrën Kombëtare të Regjistrimit; Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Qendrën Shëndetësore Nënë Tereza; Drejtorinë e Burgjeve; Gardën e Republikës; Drejtorinë e krimit të organizuar, njësitë ushtarake e plot të tjerë.

Furnizimi me mjetet e kancelarisë, sipas ligjit, duhet të tenderohen me anë të një procesi prokurimi publik. Duket e pamundur që gjatë  verës dhe vjeshtës 2014, papritmas, kompania Marketing & Distribution shpk “mundi” të gjithë konkurrentët në çdo tender për çdo institucion. Por kjo është ekzatësisht ajo që të dhënat e shpenzimeve të qeverisë Rama na tregojnë.

Lajme te ngjashme