Basha, PD nuk do të vijë në pushtet me oligarkët dhe prej oligarkëve — Pikat kryesore të bisedës në emisionin Të Paekspozuarit

Basha, PD nuk do të vijë në pushtet me oligarkët dhe prej oligarkëve — Pikat kryesore të bisedës në emisionin Të Paekspozuarit

Kryetari i opozitës Lulzim Basha i ftuar në emisionin Të Paekspozuarit të gazetarit Ylli Rakipi diskutoi me gazetarin Andi Bushati dhe analistin Fatos Lubonja.

Zoti Basha u shpreh se politika e korruptuar është fajtore për këtë sistem drejtësie të korruptuar që ka sot vendi.

Drejtësia është bija e politikës së korruptuar. Politikanët e korruptuar dhe të inkriminuar kanë nevojë për gjyqtarë të korruptuat dhe të shantazhueshëm.

Ai kritikoi ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, duke u shprehur se:

Ndryshimet e Kushtetutës së vitit 2008 i kanë hapur rrugë kalcifikimit të politikës dhe lidhjes së politikës me krimin.

Gjithashtu kreu i opozitës theksoi rëndësinë e fuqizimit të qytetarëve, duke u shprehur se:

E vetmja mënyrë që të hiqen oligarkët, të hiqet autokracia, të mos merret peng ekonomia dhe vendimmarrja është që të fuqizohen qytetarët.

Më tej, kryetari i Partisë Demokratike foli për ndryshimet nën qeverisjen e PD-së, duke theksuar se:

  • Lulzim Bashës dhe Partia Demokratike nuk do vijnë në pushtet me oligarkët dhe prej oligarkëve. Ne kur të vijmë në pushtet nuk do t’i kemi borxh oligarkëve. Partia Demokratike do t’i kenë borxh kur të vijnë në pushtet vetëm qytetarëve;
  • Unë po e ndryshoj Partinë Demokratike sot dhe nëpërmjet kësaj do ndryshojmë Shqipërinë nesër;
  • E vetmja pyetje që ka rëndësi është nëse kjo frymë në pd, kjo hapje, kjo vendimarrje përmes votës së anëtarëve, është apo jo në interes të publikut;
  • Ti jap mundësinë gjithëkujt, kushdo që do të vijë të ketë mekanizmat për të hyrë. Ky është tipari i partive moderne;
  • Partia Demokratike ka për detyrë të frymezojë shpirtin e protestës. Detyra juaj [e gazetarëve] është të ndihmoni në këtë perpjekje jo të bëni opozitën e opozitës. Sot jemi ne ndergjegjësim kombëtar.

Lajme te ngjashme