Negociatat me BE, deputetët thërrasin Kryeministrin Rama në seancë dëgjimore

Negociatat me BE, deputetët thërrasin Kryeministrin Rama në seancë dëgjimore

Një grup deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë, anëtarë të partive të ndryshme, kanë kërkuar zhvillimin e një seance pyetje—përgjigje me Kryeminsitrin Rama për bllokimin e hapjes së negociatave me Shqipërinë.

Deputetët Ben Blushi, Mimoza Hafizi, Nard Ndoka, Vangjel Dule, Agron Duka, Astrit Patozi, Dashamir Shehi, në kërkesë  e tyre, shprehen të shqetësuar se shtyrja e çështjes së integrimit do të krijojë mungesë shprese, pasiguri e cënim të imazhit të Shqipërisë.

kerkese

 

Bashkimi Evropian i kërkon Shqipërisë të zbatojë pesë kushte, përfshi zbatimin e reformës në drejtësi, luftën kundër korrupsionit, luftën kundër krimit të organizuar dhe drogës, zbatimin e ligjit të dekriminalizimit dhe zhvillimin e zgjedhjeve sipas standarteve ndërkombëtare, përpara se të caktojë një datë për hapjen e negociatave.

 

Lajme te ngjashme