Të ardhurat doganore, 11 mujori mbyllet me 36 milionë euro më pak

Të ardhurat doganore, 11 mujori mbyllet me 36 milionë euro më pak

36 milionë euro është mosrealizimi i të ardhurave doganore për periudhën janar-nëntor 2016.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, në 11 muaj, janë mbledhur 963 milionë euro (rreth 134 miliardë lekë) nga 999 milionë euro (139.9 miliardë lekë) që ishte parashikuar të mblidheshin.

Dy muajt gjatë të cilëve mosrealizimi i të ardhurave doganore ka qenë më i lartë janë shtatori dhe nëntori, me një deficit prej 9,6 milionë eurosh në shtator dhe rreth 6,5 milionë eurosh në nëntor.

Zërat që kanë sjellë më shumë të ardhura doganore janë zhdoganimi i karburanteve, me 24,70 për qind, dhe zhdoganimi i cigareve me 14,22 për qind.

Krahasuar me 11-mujorin e vitit të shkuar, të ardhurat buxhetore janë rritur me 18 milionë euro.

Parashikohet që viti 2016 të mbyllet me deficite të mëdha në të ardhurat doganore, duke qenë se muaji dhjetor nuk pritet të tejkalojë parashikimet për mbledhjet e të ardhurave dhe të kompesojë humbjet e gjithë muajve të tjerë të 2016-ës.

Lajme te ngjashme