Ambasadori Lu: Gjykatat që liruan Lulzim Berishën janë të korruptuara Ambasadori Amerikan ne Tirane, Donald Lu.

Ambasadori amerikan Donald Lu e cilësoi lirimin e Lulzim Berishës, kreu të bandës së Durrësit, si verpim të papranueshëm të gjykatave të korruptuara.

Gjatë një aktiviteti për ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit, ambasadori Lu deklaroi:

“Lirimi i Lulzim Berishës është bërë për shkaqe të panjohura. Dua t’ju them gjykatave të korruptuara se ky vendim është i papranueshëm. Duhet të indinjohemi.”

Kreu i Bandës së Durrësit Lulzim Berisha ishtë dënuar nga Gjykata  e Apelit me 25 vjet burg, por ka kryer vetëm 12 vjet dënim.

Më 5 dhjetor, me vendim të Shkallës së Parë ai u lirua nga burgu, me argumentin se “vuan nga një sëmundje e rëndë dhe i rrezikohet jeta po të qëndrojë në qeli.”