Mashtrimi “vjenez”: Propagandë për popullin, koncert për pushtetarët

Mashtrimi “vjenez”: Propagandë për popullin, koncert për pushtetarët Violinisti Shkëlzen Doli (Foto: Ministria e Kulturës)

Ditë më parë, qeveria njoftoi me gëzim shqiptarët se “magjia e koncertit të fillimvitit të Vjenës, për herë të parë do të shijohet e preket live edhe nga publiku shqiptar”.

njoftimin e publikuar në faqen e Ministrisë së Kulturës thuhet se koncerti i violinistit kosovar Shkëlzen Doli dhe Ansamblit Filarmonik të Vjenës do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, një ditë pas koncertit tradicional të Vjenës.

Njoftimi është formuluar qëllimisht në mënyrë të atillë që të lë të mendosh se artistët e të famshmes Filarmoni e Vjenës, posa të mbarojnë koncertin në Vjenë do të vrapojnë në aeroport për t’u nisur për në Tiranë.

Në fakt, bëhet fjalë për një kuartet privat të Shkëlzen Dolit dhe tre muzikantëve të tjerë të cilët e kanë quajtur Ansambli Filarmonik Viena që ngatërrohet lehtë me emrin e filarmonisë së famshme.

Po mashtrimi qeveritar nuk mbaroi me kaq.

Njoftimi për koncertin bënte me dije se:

Linku për biletat online do të postohet në web-in AGE Group Production para orës 10:00 të datës 17 dhjetor. Duam të theksojmë se vetëm 10 për qind e biletave do të shiten online.

Duam t’iu bëjmë me dije se shitja e biletave do të fillojë ditën e shtunë më datë 17 dhjetor 2016, ora 10:00 AM pranë sportelit të Pallatit të Kongreseve si dhe online në të njëjtën kohë.

Nisur nga ky njoftim, qindra qytetarët u vunë në rradhë disa orë më herët se orari i caktuar. Por kur biletaria u hap u shitën vetëm rreth 30 bileta, nga mijëra bileta që duhet të ishin në shitje.

Qytetarëve që kishin pritur me orë u acaruan dhe filluan të ankoheshin me zë të lartë, por i vetmi justifikim i biletashitësve ishte se kaq bileta iu kishin dhënë. Të tjerat ishin shpërndarë nga organizatorët privatisht në rrethet qeveritare dhe elitare të qytetit.

Ndërkohë, në faqen online të kompanisë njoftohet se biletat kanë mbaruar.

Lajme te ngjashme