[S]hqiptarët janë të vendosur të përqafojnë të gjitha vlerat europiane dhe të ndërtojnë një shoqëri të denjë për të gjithë, duke luftuar krimin, drogën, korrupsionin dhe duke e çliruar politikën prej tyre, – reagoi kryetari i opozitës Lulzim Basha pas takimit të Kancelares Angela Merkel me Kryeministrin Edi Rama, në Berlin.
Zoti Basha pohoi se Partia Demokratike do të punojë për të siguruar zgjedhje te lira dhe të ndershme dhe zbatimin sa më parë të reformës në drejtësi.
Gjithashtu, kreu i opozitës falenderoi Kancelaren Angela Merkel dhe shtetin gjermanë për mbështetjen e tyre në integrimin e Shqipërisë.