21 janari — Protestuesit e AK-së përplasen me policinë

21 janari — Protestuesit e AK-së përplasen me policinë

Aleanca Kuq e Zi, paraditen e sotme, protestoi përpara Kryeministrisë në kujtim të katër viktimave të 21 janarit 2011.

Protestuesit hodhën gaz lotsjellës në drejtim të policëve të vendosur përpara godinës qeveritare. Kjo shaktoi përplasje ndërmjet protestuesve dhe policëve. Policia e largoi turmën nga Kryeministria dhe arrestoi katër protestues.

Kryetari i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu, gjatë fjalës së tij në bulevard përpara përplasjes me policinë, shpalli lëvizjen “Rama ra”. Ai u shpreh se më 2 mars do të vendosen me çadra përpara Kuvendit dhe nuk do të lënë asnjë deputet të hyjë në Kuvend.

Lajme te ngjashme