La Repubblica: Prania e ISIS në Shqipëri “një fuçi baruti për Italinë”

La Repubblica: Prania e ISIS në Shqipëri “një fuçi baruti për Italinë”

Grupet radikale të formuara në Shqipëri kohët e fundit janë një fuçi baruti për Italinë, në veçanti për zonën e Pulias. Kështu shkruan gazeta italiane La Repubblica.

Artikulli flet për predikues radikalë islamikë të cilët joshin e rekrutojnë djem të rinj shqiptarë për Shtetin Islamik dhe xhihadin në Siri.

Inteligjenca italiane dhe ajo e vendeve perëndimore thotë se këto predikues islamik ndodhen në zonat e varfra në jug-lindje të Shqipërisë. Në fshatrat si Leshnica, Zagorcan dhe Rremeni ndodhet edhe numri më i lartë i personave të rekrutuar për xhihadin në Siri.

Afërsia gjeografike dhe prania e një numri të madh të shqiptarëve të përfshirë në krimin e organizuar dhe trafikun e lëndëve narkotike e bëjnë Pulian zonën më të favorshme në Itali për strehimin e radikalve islamikë shqiptarë.

Në shkrim si shembull i këtij kërcënimi paraqitet rasti i terroristit Chokri Chaffroud, bashkëpunëtor i Mohamed Bouhlel, strategut të sulmit të Nisës, i cili jetonte prej kohësh mes shqiptarëve në Pulia. Po shqiptarë ishin dhe dy bashkëpunëtorët e tjerë të Bouhlele, të cilët u arrestuan pas sulmit të Promenades me akuzës se kanë mbështetur me mjete logjistike autorët e sulmit.

Italia, në kuadër të luftës ndaj terrorizmit dhe krimit të organizuar ka nënshkruar një marrëveshje me Serbinë për shkëmbimin e informacionit në kohë reale në rrjet. Kjo do të mundësojë indentifikimin e çdo personi që kalon në portin e Barit.

Falë këtij sistemi u arrit identifikimi i Ahmed Dhamani, një nga mbështetësit e terroristit që sulmoi Parisin më 13 nëntor 2015. Asnjë nuk e dinte emrin e tij, por falë sistemit të ri në portin e Barit u zbulua se ato kishin udhëtuar të dy bashkë drejt Greqisë në fillim të gushtit, nga ku kishin planifikuar edhe sulmin.

 

Lajme te ngjashme