Ceremonia e Përurimit të Presidentit Trump – Exit Shpjegon

Donald Trump do të betohet sot si Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në ceremoninë e betimit në Washington pritet të të marrin pjesë rreth 900 mijë nga e gjithë Amerika—afërsisht sa gjysma e atyre që morën pjesë në ceremoninë e betimit të ish-Presidentit Obama në vitin 2008.

Ceremonia e betimit do të zhvillohet në orën 11:30 të paradites me orën lokale (5:30 e pasdites me orën e Shqipërisë) në shkallët e Kapitolit, godinës së Kongresit të SHBA-ve.

Pas betimit, do të zhvillohet parada e inagurimit, përgjatë Bulevardit Pennsylvania nga Kapitoli në drejtim të Shtëpisë së Bardhë.

Inagurimi i Presidentit, sipas traditës, do të festohet nga një numër ballosh dhe pritjesh festive të organizuara nga institucione dhe grupime të ndryshme politike dhe jopolitike, pjesëmarrja në të cilat bëhet me ftesë të organizatorëve ose me bileta të shitura për publikun e gjërë.

Vetë Presidenti Trump dhe Zëvendëspresidenti Pence do të marrin pjesë në tre nga këto ceremoni festive, dy në Qendrën e Konferencave Walter E. Washington, pjesëmarrja në të cilat është me bileta, dhe në Ballon e Forcave të Armatosura në Muzeumin Kombëtar të Ndërtimit (National Building Museum) pjesëmarrja në të cilën është vetëm me ftesa.

Kronologjia e ceremonive të përurimit

08:30 — Presidenti i Zgjedhur Trump do të marin pjesë në një meshë në Kishën St. John, pranë Shtëpisë së Bardhë

09:30 — Presidenti i Zgjedhur Trump dhe bashkëshortja e tij Melania do të takohen me Presidentin Obama dhe bashkëshorten e tij Mishel në Shtëpinë e Bardhë.

09:30 — Fillon ceremonia zyrtare e inagurimit me intepretimet artistike.

Rreth 10:30 — Çiftet Trump dhe Obama do të ecin nga Shtëpia e Bardhë përgjatë Bulevardit Pensilvania drejt Kapitolit.

11:30 — Fillon ceremonia zyrtare e betimit me fjalimin hapës dhe përshëndetje të tjera.

Rreth 11:50 — Betohet Zëvendës Presidenti Pence para Anëtarit të Gjykatës së Lartë Klarens Thomas

12:00 — Presidenti Trump do të betohet para Kryetarit të Gjykatës së Lartë Xhon Roberts.

Pas 12:00 — Presidenti i sapozgjedhur Trump do të mbajë fjalimin përurues presidencial.

12:30 — Çifti Obama do të largohet zyrtarisht nga Shtëpia e Bardhë.

12:30 — Çifti Presidencial do të marrë pjesë në një drekë në Kapitol.

Pas drekës, Presidenti Trump dhe Zëvendës Presidenti Pence do të kalojnë në paradë para trupave amerikane të rreshtuara para Kapitolit.

15:30 — Fillon parada zyrtare, e cila zgjat për rreth dy orë. Presidenti dhe Zëvendës Presidenti do të prijnë paradën duke ecur nga Kapitoli për në Shtëpinë e Bardhë.

19:00 — Fillojnë ballot përuruese në shumë pika të Washingtonit.