Ministri Ahmetaj: Kemi krijuar mbi 300 mijë vende pune – Pikat kryesore të intervistës

Ministri Ahmetaj: Kemi krijuar mbi 300 mijë vende pune – Pikat kryesore të intervistës

Ministri i Financave Arben Ahmetaj bisedoi dje në mbrëmje me gazetarin Sokol Balla për mbarëvajtjen e ekonomisë, punësimin dhe reformat e Qeverisë Rama.

Deklaratat kryesore të Zotit Ahmetaj ishin:

Për punësimin

  • Janë 183 mijë vende pune me bordero. Janë 183 mijë vende pune në sektorin jobujqësor, që nuk është i përfshirë në këtë shifër.  Në total, në ekonomi janë mbi 300 mijë vende të reja pune të krijuara.
  • Ekonomia reale thotë që përveç se janë rritur sektorët, punësimi është rritur vetëm në nëntëmujor me 7.4 përqind. Papunësia ka rënë në nivelet e para se ne të vinim në detyrë.

Për ekonominë dhe reformat

  • Në 2013-ën ishin 726 milionë dollarë borxhe [ndaj bizneseve private]. Ne kemi larë 650 milionë dhe pjesa tjetër është në diskutim mes institucioneve nëse do të sillen letrat apo faturat. Gjithë detyrimet e prapambetura në bazë të ligjit janë paguar.
  • Kryeministri ka thënë një shprehje në Parlament, që përpara kemi një shkëmb për të thyer dhe pas një greminë. Më thoni çfarë rruge mund të marrë një qeveri që ka trashëguar një greminë dhe një mal të madh me borxhe?!
  • Morën reforma të guximshme që shumë pak qeveri do guxonin t’i merrnin, ajo në dogana, energji, pensione, administrimin e territorit, vendosja e shtetit dhe sot flasim për një rritje 3.4 përqind për 2016.
  • Nëse nuk do të kishim bërë reformat, grafikët do të ishin tmerr sot. 71 përqind borxh do të ishte 90 përqind borxh dhe do të kishte zhvlerësim leku, varfëri ekstreme.
  • Hashashi këtu mund të kishte ndonjë efekt minimal, por efekti kryesor vjen nga punësimi, kreditimi dhe besimi në ekonomi.

Për rënien e investimeve të huaja

  • Nuk është në stilin tonë të numërojmë marrëveshjet që bëjmë.
  • Kemi rritje në ndërtim, numri i kompanive të huaja vjen çdo vit në rritje në vend. Janë investime greke, italiane, austriakë dhe turke.

Për koncesionet në shëndetësi

  • Koncesionet që ne kemi bërë janë në favor të qytetarëve sepse me të njëjtat para kemi dhënë shërbime më shumë.
  • Qytetarët në shërbimin publik nuk nxjerrin asgjë. Është falas.
  • Shëndetësia falas vazhdon dhe ne nuk kemi thënë që brenda një mandati do të bëjmë shëndetësi falas.

Lajme te ngjashme