Sulm në Stamboll, 39 të vdekur e 69 të plagosur

Sulm në Stamboll, 39 të vdekur e 69 të plagosur

39 persona kanë humbur jetën dhe 69 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me armë në Stamboll, Trurqi.

Vrasësi, i cili ende nuk është identifikuar, qëlloi ndaj viktimave me armë zjarri, brenda në një diskotekë, pas mesnate.

Deri më tani, vetëm 21 viktima janë identifikuar. 16 prej tyre mund të jenë të huaj, ndërsa 3 viktima ishin punonjës të diskotekës.

Sipas mediave, vrasësi dyshohet se ka qenë i veshur si Babagjyshi i Vitit të Ri, por policia turke nuk ka bërë të ditur ende detajet.

Në momentin e sulmit, në diskotekë ka pasur rreth 700 persona.

Lajme te ngjashme