TI: Shqipëria përmirësohet, por vazhdon të jetë ndër më të korruptuarat në rajon

TI: Shqipëria përmirësohet, por vazhdon të jetë ndër më të korruptuarat në rajon

Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit e rendit Shqipërinë ndër vendet më të korruptuara në rajon. Raporti i hartuar nga organizata Transparency International mat nivelet e perceptuara të korrupsionit në sektorin publik, në 176 vende të botës.

Shqipëria renditet në vendin e 83-të, ndërsa në rajon lë pas Maqedoninë në vend të  90-të dhe Kosovën në vend të 95-të. Teksa sheh raportin të bie në sy se vendet e Ballkanit kanë rënie krahasuar me raportin e vitit të kaluar.

Në një shkallë nga 0 pikë – korrupsion shumë i lartë deri në 100 pikë – pa korrupsion fare, Shqipëria u vlerësua me 39 pikë. Krahasuar me një vit më parë, Shqipëria është rritur me 3 pikë dhe 5 vende.

Vendet ku pothuajse nuk ekziston korrupsioni janë Danimarka e Zelanda e re. Më problematikët rezultojnë Sudani i Jugut e Somalia.

Në raportin shoqërues për Evropën Lindore, TI shkruan se në këto vende është e zakonshme që qeveritarët dhe deputetët të jenë njëkohësisht dhe pronarë të bizneseve, që më pas ndikojnë në vendimmarrje dhe shkrimin e ligjeve në favor të interesave vetjakë. Në këto raste, pasja e një kuadri ligjor të plotë nuk është i mjaftueshëm, nëse ai nuk shoqërohet me zbatimin efektiv të dispozitave anti-korrupsion.

Në nëntor 2016, TI publikoi dhe raportin për korrupsionin e klasës politike, ku Shqipëria renditej mes tre vendeve me klasën politike më të korruptuar në Evropë.

Lajme te ngjashme