Ylli Manjani: U shkarkova pse fola pa lejen e Fugës, qeveria është e kapur Sekretari per Ceshtjet Zgjedhore ne LSI, Ylli Manjani, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka deklaruar se video ku paraqiten dy zyrtare te larte ne afera kurruptive dhe vendimi i 16 janarit per pafajesine e kryetarit te LSI Ilir Meta, sipas tij u tregoi shqiptareve se skenari i sulmit ndaj Metes ishte kreu i PS Edi Rama.

Ylli Manjani, ish-ministri i saposhkarkuar i Drejtësisë, deklaroi sot se është shkarkuar nga detyra me urdhër të Kryeministrit Rama pasi ka folur pa “marrë leje nga Endri Fuga”, drejtori i Komunikimit në Kryeministri.

Zoti Manjani sqaroi në një konferencë për shtyp arsyet e shkarkimi të tij. Ndër të tjera Zoti Manjani u shpreh:

  • U njoftova nga mediat për shkarkimin tim. Kështu u katandis kjo qeveri, duhet të komunikojmë përmes medias sepse mesazhet nuk funksionojnë.
  • Shkarkimi im është hakmarrje e pastër për qëndrimet e mia në raport me kanabisin.
  • Debati më i madh ka qenë se përse fola për përhapjen e kanabisit në vend. Pas kësaj, u shtua presioni ndaj Ilir Metës për të më shkarkuar.
  • Në qeveri, po fole pa lejen e Fugës shkarkohesh.
  • Në një sistem demokratik kërkohet t’i mbyllet goja ministrit.
  • Ministri nuk është zëdhënës shtypi i propagandës qeveritare dhe të dalë e të thotë që çdo gjë është në rregull kur nuk është.
  • E vërteta është se kjo është një qeveri e kapur dhe jashtë çdo standardi kushtetues e ligjor.
  • Partnerët ndërkombëtarë i kanë kërkuar kryeministrit Rama të shkarkojë Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
  • Ndërkohë që hidhnin akuza ndaj meje për lidhje me Klement Balilin, ministrat e Ramës flinin me dashnoret tek Santa Quaranta (hoteli në pronësi të Klement Balilit).
  • Kur unë kam thënë “të arrestohet Klement Balili”, drejtorët e policisë së Ramës hanin e pinin tek Santa Quaranta.
  • Me të drejtën e fjalës dhe lirinë e mendimit, Kryeministri Rama ka shumë probleme. Ndërhyn kudo. Ministrat e tij kanë frikë të flasin.
  • Me Kryeministrin Rama nuk kemi debatuar për çështje personale, por parimore e ligjore.
  • Kam bërtitur për koncesionet, për t’i thenë qeverisë që nuk jemi gati të koncensionojmë gjithcka kur nuk jemi gati të përballojmë faturën financiare.
  • Nuk jemi votuar për të dhënë shërbime me koncension, por të administruar më mirë.
  • Qeveria, pa dakordësinë e Ministrit të Drejtësisë, ka dhënë 2 milionë euro për një studio avokatore që do të merreshin  me Becchetin dhe e humbën
  • I mbetem mirënjohës përjetë Ilir Metës dhe Lëvizjes Socialiste për Intergrim për mundësinë që më dha.
  • Ndihem i nderuar që jam shkarkuar nga kjo qeveri!