Dita e gjashtë e protestës, PD zhvillon seancën parlamentare në çadër

Dita e gjashtë e protestës, PD zhvillon seancën parlamentare në çadër

Sot, në ditën e gjashtë të protestës, opozita ka vendosur ta zhvillojë seancën parlamentare në çadrën e qëndresës.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ftoi në parlamentin e improvizuar në çadrën përpara kryeministrisë të gjithë deputetët të majtë e të djathtë, me përjashtim të atyre me të shkuar kriminale.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do ta bëjë seancën parlamentare këtu, me qytetarët. Këtu është vendi për çdo deputet tjetër të majtë që nuk është i lidhur me krimin që nuk i ka borxh këtij populli.

Të vetmit që nuk janë të ftuar në këtë tendë e të mos u shkojë mendja t’i afrohen këtij parlamenti popullor, janë 19 deputetët me të shkuar kriminale. Ata nuk kanë vend këtu dhe atje ku janë do t’i nxjerrim së shpejti.

Qytetarë, mbështetës e deputetë të opozitës kanë kaluar natën në çadrën e ngritur përpara kryeministrisë. Ata vazhdojnë të shprehen të vendosur për të mos u dorëzuar derisa kushti i tyre për qeveri teknike e zgjedhje të lira e të ndershme të plotesohet.

Lajme te ngjashme