Dita e tetë e protestës, opozitës i bashkohen minatorët e sipërmarrësit

Dita e tetë e protestës, opozitës i bashkohen minatorët e sipërmarrësit

Kur ka kaluar një javë që deputetë e mbështetës të opozitës po qëndrojnë në çadrën e lirisë, përpara kryeministrisë, minatorë dhe përfaqësues të biznesit i janë bashkuar protestës.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se minatorët janë ndër grupet më të shfrytëzuara nga oligarkët që kanë kapur peng ekonominë, e njëkohësisht janë më keqpaguarit e më të rrezikuarit.

Minatorët shfrytëzohen çdo ditë nga oligarkët e qeverisë. Janë të pasigurtë, të keqpaguar. Një plagë e shoqërisë që duhet të shërohet sa më shpejt.

Ndërkohë për sipërmarrësit përfaqësues të opozitës thanë se qeveria Rama po ja vështirëson çdo ditë e më tepër mbijetesën në trg me taksat e larta, korrupsionin e dhunën shtetërore.

Biznesit, qytetarëve, popullit i ështe sosur durimi. Katër ose pesë oligarkë thërret Rama për çdo tender, për çdo konçesion, për çdo pasuri kombëtare, dhe së bashku ata ndajnë thelat e pushtetit, së bashku ata ndajnë pasuritë e kombit, ndërsa shumica e shqiptarëve zhytet në mjerim.

Tre ditë më parë protestës ju bashkuan dhe naftëtarët e Fierit, Ballshit e Patosit që prej muajsh nuk marrin rrogat. Ndërsa dje në mbrëmje, artisë e intelektualë folën për padrejtësitë, presionin dhe pasigurinë në vendet e punës.

Partia Demokratike dhe aleatët e saj shprehen të vendosur për të vazhduar protestën deri sa kushti i tyre për qeveri teknike e zgjedhje të lira të plotësohet.

Gjatë një takimi me krerët e strukturavë të PD-së nëpër rrethe, kryetari i PD-së Basha diskutoi strategjinë për ta shtrirë protestën në disa qytete të tjera, përveç Tiranës.

Lajme te ngjashme