Gjykata e Strasburgut kundër qeverisë: Kompensimi si truall ndërtimi, jo tokë bujqësore

Gjykata e Strasburgut kundër qeverisë: Kompensimi si truall ndërtimi, jo tokë bujqësore

Gjykata e Strasburgut  ka hedhur poshtë kërkesën e qeverisë për të kompensuar pesë familje  ish-pronarësh, që kanë fituar gjyqin, në bazë të çmimit të tokës bujqësore dhe jo ndërtimore.

Aktualisht në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut po trajtohen rreth 82 dosja të ish-pronarëve kunder shtetit shqiptar. Vlera e tyre në total kap shifrën e 550 milionë eurove, shumë kjo që do të shkaktonte një kolaps në arkën e shtetit shqiptar.

Qeveria shqiptare kishte kërkuar që kompensimin e  tokave të bëhej në bazë të ligjit të vitit 1944, ku toka truall quhet tokë buqësore. Cmimi i kësaj toke është 230 lekë për metër katror.

Por Gjykata e Strasburgut ka njohur të drejtën e pronarëve për të marrë kompensimin për tokë ndërtimore, çmimi i së cilës është disafish më i lartë.

Gjatë vitit 2016, nëntë familje fituan gjyqin në Gjykatën e Strasburgut. kundër shtetit shqiptar. Shuma prej 22,7 milionë eurosh duhet t’i jepej pronarëve brenda tre muajve, përndryshe me kalimin e afatit do të paguhej kamat vonesë.

Shumë familje ish-pronarësh i janë drejtuar Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut si mënyrën e vetme për tu kompensuar për pronat e tyre. Qeveria shqiptare ka miratuar disa ligje, por nuk ka arritur ti japë zgjidhje problemit.

Në maj të vitit 2015, Kryeministri Rama deklaroi se Gjykata e Strasburgut nuk do të pranojë më çështje të ish-pronarëve, meqë qeveria shqiptare do të fillonte të zbatonte ligjin e pronave.

Gjithsesi në faqen zyrtare të Strasburgut nuk u publikua asnjë informacion zyrtar për këtë marrëveshje me shtetin shqiptar.

 

Lajme te ngjashme