Lulzim Basha: Vendimi i parë, anulimi i ligjit të arsimit të lartë

Lulzim Basha: Vendimi i parë, anulimi i ligjit të arsimit të lartë

Kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi sot se vendimi i parë i  qeverisë së djathtë do të jetë anulimi i ligjit për arsimin e lartë. Gjatë një takimi me të rinjtë demokratë të njësisë 7 në kryeqytet, Basha paraqiti disa premtime në fushën e arsimit:

  •  Anulim të ligjit të arsimit të lartë
  •  Financim i plotë për të gjitha universitetet publike
  •  Një formulë më eficente për konkurrimin në universitete
  •  Pagesë për një vit e stazhit të punës për 10 mijë të rinj në vit

Për të realizuar këto premtime, Basha theksoi se më parë duhet rrëzuar me votë kjo qeveri që sipas tij, ka marrë peng vendin. Duke iu referuar protestës së 18 shkurtit, lideri demokrat tha se, kjo lëvizje do të përfundojë me fitoren e çdo shqiptari.

Lajme te ngjashme