Lulzim Basha takim me sipërmarrësit, prezanton programin ekonomik

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha prezantoi sot disa nga politikat kryesore të Qeverisë Basha, gjatë një takimi me biznesmenë, përfaqësues të sindikatave dhe ekspertët gjermanë të CDU-së.

Ekspertët e CDU kanë ndihmuan në hartimin e programit ekonomik.

Deklaratat kryesore të Zotit Basha ishin:

  • Në qeverinë time nuk do të ketë investime fasadë, palma, pllaka buzëkuq ku janë harxhuar miliona dollarë që kanë sjellë zero investim e punësim.
  • Çdo shqiptar ka një borxh prej 1800 dollarë. Rregulli jonë është sjellja në 60% e borxhit.
  • Ulja e TVSH-së nga 20  për qind që është aktualisht në 15 për qind.
  • Heqja e taksës progresive nga 7 deri në 23 për qind, dhe vendosja e taksës së sheshtë prej 9 për qind.
  • Tatimi i biznesit të vogël do të ketë kuotë fikse.
  • Të rinjve do t’i jepet mundësia e stazheve me pagesë në sipërmarrje.
  • Rritje e ndihmës ekonomike  nga 1 300 lekë për person në 3 mijë lekë për person.

Lajme te ngjashme