Parlamenti Europian: pesë kushte dhe më shumë për hapjen e negociatave

Parlamenti Europian: pesë kushte dhe më shumë për hapjen e negociatave session week 46 2014

Më 3 shkurt 2017, Komisioni i Punëve të Jashtme i Parlamentit Evropian (PE) miratoi raportin për Shqipërinë, i cili do të votohet në sesionin e ardhshëm plenar të PE-së.

Raporti pohon shumë qartë pesë kushtet kryesore për hapjen e negociatave me Shqipërinë. PE thekson zbatimi i plotë dhe në kohë i reformave për të pesë kushtet është thelbësor që procesi i anëtarësimit në BE të ecë përpara—luftën kundër krimit të organizuar, luftën kundër drogës, dekriminalizimin, zbatimin e reformës në drejtësi dhe zgjedhjet e lira.

Raporti konfirmon kështu kërkesat e Bundestagut gjerman për Shqipërinë, të paraqitura Kryeministrit Rama nga Kryetari i Komisionit të Çështjeve Europiane Gunther Kirschbaum, i cili u sulmua nga Kryeministri Rama dhe mediat pranë tij.

Raporti ngre gjithashtu disa çështje të tjera të rëndësishme përfshi respektimin e lirisë së medias dhe mbrojtjen e mjedisit, veçanërisht ruajtjen e lumenjve nga ndërtimi i hidrocentraleve. Duket se me lobimin e deputetëve bulgarë raporti ka përfshirë edhe një kërkesë për njohja e minoritetit bullgar në Shqipëri.

Krimi i organizuar dhe korrupsoni

Parlamenti Evropian kërkon që hapja e negociatave të bëhet sapo të shihet përparim i besueshëm dhe i qendrueshëm në zbatimin e reformës të drejtësisë dhe luftës kundër krimti të organizuar dhe korrupsionit. Raporti përmend qartësisht se “policët dhe prokurorët kanë dështuar të identifikojnë rrjetin kriminal që qendorn pas kultivimit të drogës”. Shqetësime janë shprehur edhe për “rritjen e numrit të burgosurve dhe […] keqtrajtimin e të dyshuarve në rajonet e policisë”. Në mënyrë të drejtpërdrejtë raporti trajton korrupsionin në nivelet e larta të qeverisë:

Paralamenti Evropian vazhdon të jetë i shqetësuar se korrupsioni mbetet ende i lartë dhe mbizotërues në shumë fusha… duke shkatërruar besimin e qytetarëve në institucionet publike; institucionet kryesore antikorrupsion vazhdojnë të jenë subjekt i ndërhyrjes politike dhe kanë aftësi të kufizuara administrative; bashkëpunimin ndërinstitucional është i dobët dhe shkëmbimi i informacionit vazhdon të pengojë hetimin dhe dënimin efektiv të korrupsionit.

Reforma zgjedhore, dekriminalizimi dhe liria e medias

Raporti kërkon që Komisioni Parlamentar i Reformës Zgjedhore të “përfundojë shpejt” reformën zgjedhore, të zbatojë plotësisht rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Raporti kërkon zbatimin e plotë të ligjit të dekriminalizimit. Në lidhje me lirinë e medias, PE “ndjen keqardhje” për gjendjen aktuale të ndikimit politik dhe censurën:

PE ndjen keqardhje për përparimin e kufizuar të bërë në fushën e lirisë së medias gjatë vitit të kaluar; ai është i shqetësuar për ndikimin politik në media dhe vetëcensurimin e përhapur mes gazetarëve.

Mjedisi dhe hidrocentralet

PE thekson nevojën për “të përmirësuar vlerësimin e ndikimit ë mjedis, garantimin e pjesmarrjes së publikut në vendimarrje dhe dëgjesat me shoqërinë civile për projekte me rëndësi.”

PE shprehet kundër ndërtimit të hidrocentraleve në Vjosë dhe deklaron se “vlerësimi i ndikimit në mjedis i hidrocentraleve nuk është bërë në mënyrën e duhur që të sigurojë përmbushjen e standarteve ndërkombëtare dhe ligjeve të rëndësishme mjedisore të BE-së.”

Njohja e minoritetit bullgar

Një koment më pak i pritur është rekomandimi për të njohur ligjërisht “të drejtat e qytetarëve me etni bullgare në Prespë, Golo Bërda dhe rajonin e Gorës”.

I kontaktuar nga Exit.al, Blagov Klimov nga zyra e deputetit bullgar Andrey Kovatcehv u përgjigj se:

Në normalisht kemi prirjen të shmangim çështjet bilaterale në progress raport, por kjo është e një rëndësie parësore. Minoriteti bullgarë në Prespë, Golo Brdo dhe Gora është e vetmja pakicë historike e panjohur në Shqipëri. Kjo është një nga komunitetet në rrezik në Shqipëri, që prej zhdukjes së 50 mijë qytetarëve në tre zonat e largëta, që i përkasin dy besimeve fetare të ndryshme — Muslimanë dhe Orthodoks— dhe është i vetmi pakicë historike e cila nuk është njohur zyrtarisht edhe me statusin etno-gjuhësorë

Lajme te ngjashme