Agjencitë e udhëtimit me marzh fitimi më të vogël se masa e atomit

Agjencitë e udhëtimit me marzh fitimi më të vogël se masa e atomit

Kriteret e vendosura nga qeveria për përzgjedhjen e ofertës fituese për biletat e udhëtimit të institucioneve shtetërore kanë krijuar një garë surreale, në të cilën kompanitë garojnë se kush shtyp më shumë zero në kompjuter.

Zakonisht, oferta fituese zgjidhet ajo e cila paraqet çmimin më të ulët. Por në disa raste, si për shembull në rastin e biletave të avionit, kriteri fitues është marzhi sa më i vogël i fitimit.

Ky kriter është i pakuptimtë, sepse nuk do të ishte në interes të qeverisë të nxiste kompanitë të ulnin marzhin e fitimit. Përkundrazi, ato duhet të nxisin dhënien e një shërbimi sa më të mirë duke ofruar çmimin më të ulët me një marzh fitimi normal.

Për më shumë, marzhi i fitimit është relativ, ndryshe nga çmimi i cili është absolut, duke krijuar mundësi për interpretim. Për shembull, çfarë merret parasysh kur llogaritet si marzhi i fitimit dhe çfarë jo?

Një shembull i çuditshëm ilustrues është tenderi i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) për bileta avioni me vlerë rreth 59 mijë euro.

Dy ofertat fituese deklarojnë marzhin e fitimit më të vogël. Agjencia Golden Travel deklaron marzhin e fitimit të barabartë me 1 x 10_251për qind, ndërsa Agjencia Spirit Travel & Tours një marzh fitimi prej 1 x 10-193 për qind. Për të bërë një krahasim, shifrat e paraqitura nga agjencitë janë më të vogla se sa masa matëse më e vogël e njohur nga njerëzimi, gjatësia Plank Ell (P) prej 1,6 x 10-35 m.

Pra, mënyra në të cilën janë hartuara kriteret e prokurimeve publike nuk i jep mundësinë kompanive në treg të ofrojnë shërbimin më të mirë për çmimin më të ulët, por të paraqesin një marzh fitimi më të ulët se sa madhësia e një atomi (1082) në univers.

Megjithëse, marzhi i fitimit kaq i vogël është fizikisht i pamundur për tu llogaritur, duket se OSHEE e pranon atë pa iu dridhur syri.

Lajme te ngjashme