Kavajë, zgjedhjet do të zhvillohen më 7 maj

Kavajë, zgjedhjet do të zhvillohen më 7 maj Presidenti Bujar Nishani

Presidenti Nishani dekretoi sot datën 7 maj për zhvillimin e zgjedhjeve vendore në Kavajë. Dekreti i Presidenti vjen pas publikimit te vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin e Zotit Elvis Roshi.

Ish-kryebashkiaku u shkarkua në fund të muajit dhjetor të vitit të kaluar nga KQZ. Zoti Roshi e ankimoi vendimin në të gjitha gjykatat e vendit.

Ai u akuzua nga Prokuroria për fshehje të denimeve penale në formularin e dekriminalizimit.

Lajme te ngjashme