KQZ nis organizimin e zgjedhjeve pa opozitën

KQZ nis organizimin e zgjedhjeve pa opozitën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e 18 qershorit.

21 marsi ishte afati i fundit për ngritjen e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ-ve), por për shkak të bojkotit nga Partia Demokratike dhe Partia Republikane nuk u arrit formimi i tyre. Të dyja partitë refuzuan të emërojnë anëtarë dhe sekretarë për KZAZ-të.

Vendin e anëtarëve dhe sekretarëve të PD e PR do të plotësohen me qytetarë që kanë aplikuar pranë KQZ-zë për të qenë pjesë e komisioneve.

KZAZ-të, të përbërë nga 7 anëtarë dhe një sekretarë, mbikëqyrin procesin e votimit në çdo qendër votimi, ashtu si dhe procesin e numërimit.

Në muajin prill janë dhe afatet e fundit për regjistrimin e partive politike (10 prill) dhe regjistrimin e koalicioneve parazgjedhore (19 prill).

Lajme te ngjashme