KQZ nuk i heq mandatin kryebashkiakëve Peçi dhe Zotkaj

KQZ nuk i heq mandatin kryebashkiakëve Peçi dhe Zotkaj

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sot të mos i heq mandatet Kryebashkiakëve të Tepelënës, Tërmet Peçi dhe të Poliçanit, Adriatik Zotkaj. Pavarësisht se ndaj tyre ka filluar hetimi nga Prokuroria për akuzën e falsifikimit të dokumentave.

Dy kryebashkiakët e majtë akuzohen se kanë fshehur dënimet në të shkuarën, në formularin e vetëdeklarimit, siç e parashikon ligji i dekriminalizimit.

Gjithashtu, KQZ ka vendosur të mos u heq mandatin 13 deputetëve, të cilët kanë deklaruar të dhëna civile më vonë se sa parashikohet në ligjin e dekriminalizimit.

Vendimi u mor nga katër anëtarët e shumicës, pasi tre anëtarët e opozitës u larguan nga mbledhja. Ato kërkuan ndarjen e diskutimeve për deputetët dhe shqyrtimin e padisë penale për kryebashkiakët. Sipas tyre nuk mund të gjykosh njëlloj gabimet civile me ato penale.

 

Lajme te ngjashme