Prezantohet ministri Xhafaj: Prioritetet e mia, lufta kundër kanabisit dhe zgjedhjet e qershorit

Prezantohet ministri Xhafaj: Prioritetet e mia, lufta kundër kanabisit dhe zgjedhjet e qershorit Ministri Fatmir Xhafaj

Ministri i ri i Brendshëm Fatmir Xhafaj prezantoi sot bashkë me Kreyministrin Rama objektivat e tij për muajt që kanë mbetur deri në përfundim të mandatit.

Gjatë një aktiviteti me drejtuesit e Policisë, Zoti Xhafaj theksoi se fokusi kryesor i ministrisë dhe policisë do të jetë lufta kundër kanabisit dhe organizimin e zgjedhjeve të qershorit 2017. Disa nga deklaratat kryesore të ministrit Xhafaj janë:

  • Lufta për parandalimin e mbjelljen dhe kultivimin e kanabisit do të jetë thelbi i punës time dhe ekipit drejtues.
  • Sfida ime është që ta nxjerrim Shqipërinë njëherë e përgjithmonë nga lista e vendeve që kultivojnë kanabis.
  • Do të ketë ndëshkim për çdo rrënjë kanabis të mbjellë, dhe ku ndëshkim nuk do jetë vëtëm për ata që e mbjellin, por edhe  mbi ata qe e lejojnë dhe nuk e luftojnë duke u bërë palë me krimin.
  • Për ata policë që bëhen palë me krimin do të jetë shumë i rëndë. Në këtë beteje nuk do të bëjmë asnjë kompromis.
  • Ka ardhur koha të bëhet edhe vettingu i policëve. Tolerancë zero ndaj atyre që sheklin ligjin në krye të detyrës së tyre të punonjësit të policisë.
  • Prioritet tjetër i punës time, do të jetë që çdo veprimtari që do të zhvillohet në kuadër të procesit parazgjedhor dhe zgjedhor.
  • Paanshmëria e ministrisë në këtë proces do të jetë kryefjala jonë.
  • Do të ndëshkohet rëndë çdo përfshirje apo çdo rol tjetër i policisë e organeve të saj që tejkalon kompetencat e përcaktuara nga ligji.
  • Aspirata jonë është zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Lajme te ngjashme