Ministri gjerman Sigmar Gabriel: Opozita të kthehet në Kuvend

Ministri gjerman Sigmar Gabriel: Opozita të kthehet në Kuvend

Ministri i Jashtëm i qeverisë federale të Gjermanisë Sigmar Gabriel vizitoi sot vendin tonë. Gjatë kësaj vizite ai u takua me Kryeministrin Rama dhe Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati.

Ministri gjerman Gabriel, gjatë konferencës për shtyp me Ministrin Bushati dhe Kryemistrin Rama, shprehu qartë qendrimin e qeverisë federale të Gjemanisë për ndalimin e bojkotit të parlamentin nga opozita.

“Na shqetëson kur konstatojmë se vendi është i ndarë në dy pjesë, ku deputetët e zgjedhur për të bërë punën në parlament bojkotojnë parlamentin. Me lejoni tju them se nuk është opinioni im personal, por qendrimi i qeverisë federale”, — tha ministri Gabrile.

Më pas, ai u shpreh se:

  • Nëse opozita ka shqetësime për zgjedhje të lira dhe të ndershme ka një mundësi, ne jemi të gatshëm të ndihmojmë për këtë. Për shembull se si mund të formëzohet financimi i fushatave zgejdhore. Por kjo duhet të diskutohet në parlament dhe jo në çadër. Të mbyllet ky bojkot.
  • Kush bojkoton parlamentin dëmton interesat e vendit dhe largon vendin nga BE;
  • Opozita të kthehet në parlament, refoma në drejtësi të zbatohet dhe të kryhen zgjedhje të lira dhe të ndershme;
  • Nëse vendi kalon në situatë kaotike nuk do të keni mbështetjen tonë;
  • Do të duhet të vendoset për interesat e qytetarëve dhe interesi kryesor i tyre është vijëmësia drejt BE-së.

 

Lajme te ngjashme