OSBE/ODIHR — Paratë e krimit do të financojnë zgjedhjet

Misioni i OSBE/ODIHR në Shqipëri vlerëson se në zgjedhjet e qershorit 2017 mund të përdoren para nga burime kriminale për të ndikuar votimin.

një raport që ka si qëllim vlerësimin e mjedisit parazgjedhor dhe përgatitjet për zgjedhjen, OSBE ngre shqetësime për situatën e vështirë politike, shit-blerjen e votës, financimin jotransparent të partive dhe politizimin e medias .

Disa nga pikat kryesore të raportit janë:

  • OSBE/ODIHR është e shqetësuar për mundësinë e keqpërdorimit të burimeve shtetërore gjatë fushatës dhe përdorimin e parave krijuar në mënyra të paligjshme nga grupe të organizuar kriminale për të ndikuar në votim.
  • Situata aktuale politike dhe mungesa e dialogut mund të rrezikojnë organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve.
  • Shumica e rekomandimeve të OSBE/ODHIR nuk janë plotësurar pasi mungon  konsensusi politik mes dy partive të mëdha.
  • Komisioni Qendror Zgjedhor është i zbuluar dhe i dobët përpara presionit politik.
  • KQZ gjithashtu, nuk ka burime të mjaftueshme njerëzore për të verifikuar rekordet kriminale të kandidatëve për deputet, siç e parashikon ligji i njohur si Ligji i Dekriminalizimit.
  • Megjithëse ligji përcakton qartë kufijtë për dhurimet dhe shpenzimet gjatë fushatës elektorale, OSBE shpreh shqetësimin për transparencën financiare, veçanërisht për shpenzimet e reklamave në media.
  • Media vendase është e ndikuar politikisht. OSBE shpreh shqetësimin për varësinë e mediave nga kontratat e qeverisë për reklama, ç’ka mund të ndikojë në auto-censurë nga ana e mediave.
  • Deri më tani nuk ka shqetësime konkrete për sigurinë e gazetarëve, por pritet rritja e presionit politik me afrimin e datës së zgjedhjeve.
  • OSBE shprehet se do t’i kushtojë vëmendje të veçantë gjatë fushatës zgjedhore disa aspekteve si: regjistrimin e kandidatëve dhe votuesve, tentativat për shit-blerje të votës gjatë fushatës, presionin dhe keq-përdorimin e burimeve shtetërore, mbulimin e fushatës në media, zbatimin e rregullave për financimin dhe transparencën financiare.
  • Përveç një ekipi bërthamë ekspertësh të OSBE/ODHIR, OSBE do të kërkojë dhe 30 vëzhgues afatgjatë për të ndjekur procesin zgjedhor dhe 300 vëzhgues afatshkurtër për të vëzhguar procesin e votimit në ditën e zgjedhjeve, procesin e numërimit të votave dhe daljes së rezultatit.

Lajme te ngjashme